TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Maj 2023, 12:31

Ambasadorja greke takim ‘kokë më kokë’ me Fredi Belerin në paraburgim, Athina “oferta” familjes së tij për të vazhduar betejën me shtetin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
Ambasadorja greke takim ‘kokë më kokë’ me Fredi
Ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Kostantina Kamitsi

Ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Kostantina Kamitsi ditën e sotme ka udhëtuar drejt Vlorës ku është takuar me me Fredi Belerin i cili ndodhet në ambientet e paraburgimit.

Ajo ka zhvilluar një takim ‘kokë më kokë’ me Belerin, dhe sipas burimeve qëllimi i kësaj vizite ka qenë vijimi i procedurave nga ambasada greke.

Takimi ka zgjatur më shumë se 45 minuta, ndërsa pas daljes nga paraburgimi, ambasadorja nuk ka bërë asnjë koment për mediat.

Vizita e saj është bërë me urdhër të ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias.

Ambasadorja greke në Tiranë ka marrë udhëzime për t’i siguruar familjes së tij mbrojtjen e nevojshme, ndërsa në dispozicion të familjes janë vendosur edhe disa avokatë të cilët do të vazhdojnë betejat e tij ligjore me drejtësinë shqiptare.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme Greke Ambasador Throharis Lalakos do të vizitojë Belerin në qeli.

Ndërkohë po sot Prokurorët e SPAK-ut kanë marrë në dorë dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

SPAK ka konfirmuar mbërritjen e akteve nga Prokuroria e Vlorës dhe regjistrimin e procedimit penal ndaj Belerit, për akuzën e “korrupsionit aktiv në zgjedhje”, në bashkëpunim.

Brenda 10 ditësh, GJKKO do të rivlerësojë masën e sigurisë “arrest në burg”, dhënë më herët nga Gjykata e Vlorës.

Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë”, në zgjedhjet e 14 majit, u arrestua gjatë mesnatës së 12 majit, për akuzën e “korrupsionit aktiv në zgjedhje”. Sipas Prokurorisë së Vlorës, Beleri ka dhënë dhe premtuar shuma monetare personave të ndryshëm, me qëllim blerjen e votës.

Akuza ndaj tij u mbështet në disa filmime dhe përgjime mes tij dhe një të infiltruari, të cilit iu premtuan 400 mijë lekë të vjetër për 8 vota. Avokati i Belerit pretendoi se akuzat ndaj klientit të tij janë të montuara dhe të motivuara politikisht.

kostantina kamitsi takim me fredi belerin

Lini një Përgjigje