Politike17 Maj 2023, 12:03

Surprizë e minutës së fundit në Kavajë, PS i merr shumicën e opozitës në Këshillin Bashkiak

Shkruar nga Pamfleti

Surprizë e minutës së fundit në Kavajë, PS i merr

Partia Socialiste ka fituar mazhorancën në Këshillin Bashkiak të Kavajës.

Socialistët kanë mundur të sigurojnë 13 mandate në Këshillin Bashkiak të Kavajës. Ndërsa koalicioni Bashkë Fitojmë ka marrë 9 vende.

Ndërkohë në 5 bashki ende po vijon numërimi i votave për këshillat.

Në Tiranë janë numëruar 929 kuti nga 941. Partia Socialiste udhëheq garën dhe deri më tani rezulton të ketë fituar 34 mandate. “BF” merr 16 mandate.

Në Kukës kanë mbetur për t’u numëruar 8 kuti. Për momentin udhëheq PS-ja me vota, por nëse ndahet në mandate ajo, së bashku me PAA-në marrin nga 4 anëtarë në Këshill. Megjithatë pritet përfundimi i numërimit të votave pasi diferenca është e ngushtë.

Në Kurbin janë numëruar 38 kuti nga 74 qendra votimi që janë gjithsej. Edhe këtu udhëheq Partia Socialiste. Në Kurbin ka marrë deri më tani 8.36% kandidati i pavarur për këshill, Diogjen Kolici, duke rritur shanset për të fituar një vend.

Në Krujë do të numërohen edhe 5 kuti. PS-ja udhëheq bindshëm garën duke fituar deri më tani 12 mandate.

Në Malësi të Madhe vijon po ashtu numërimi. Këtu udhëheq Partia Socialdemokrate, e cila mund të marrë 8 mandate. Ndiqet nga PS që është në kuotën e 7 mandateve. Në Malësinë e Madhe kanë mbetur pa u numëruar 22 kuti votimi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve se pritet që sot të dalin rezultatet përfundimtare. Ajo u shpreh se nuk ka pasur ndonjë problematikë. Procesi është vonuar për shkak se komisionerët kanë vendosur të pushojnë.

kavajë pd ps kËshilli bashkiak