TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shkurt 2023, 18:09

Aministia Fiskale, Tabaku: Legalizon fondet kriminale, po kthehet pengesë e Shqipërisë në procesin e integrimit

Shkruar nga Pamfleti

Aministia Fiskale, Tabaku: Legalizon fondet kriminale, po kthehet pengesë e

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka deklaruar se Shqipëria është në zonën gri të pastrimit të parave, si pasojë e Amnistisë Fiskale.

Jorida Tabaku, deputetja e Partisë Demokratike, ka deklaruar se Shqipëria është në zonën gri të pastrimit të parave, si pasojë e Amnistisë Fiskale.

Tabaku në një postim në Facebook, u shpreh se qeveria me paketën e Aministisë Fiskale po kthehet në pengesë për Shqipërinë në rrugën e saj europiane.

Më tej deputetja ka theksuar se sipas raportit të fundit, Maroku dhe Kamborxhia dalin nga kjo listë, ndërsa Shqipëria është rikthyer në të.

Postimi i plotë:

Amnistia fiskale mban Shqipërinë në listën gri të Pastrimit të Parave.
Fundin e javës që shkoi u publikua pa shumë zhurmë raporti i Task Forcës për Aksionin Financiar (FATF) e cila deklaroi se Shqipëria do të vazhdonte të ishte në monitorim të shtuar dhe do të vazhdojë të mbetet në listën gri të pastrimit të parave si rezultat i planeve të qeverisë për Ligjin e Amnistisë Fiskale.

Ligji amnistisë fiskale është shqetësim për burimin e parave; për legalizimin e fondeve kriminale dhe atyre të padeklaruara e të vendosura në mënyre korruptive dhe për këtë arsye thotë raporti duhet të rishikohet ose qeveria të tërhiqet.

E njëjta deklaratë është bërë pak kohë më parë dhe nga Komisionin Europian e nga raporti i progresit të BE! Amnistia fiskale po kthehet në pengesë për Shqipërinë për të avancuar në procesin e integrimit!

Lajmi i raportit të fundit ishte që Kamboxhia dhe Maroku dalin nga monitorimi! Shqipëria jo!

 

jorida tabaku pd amnistia fiskale

Lini një Përgjigje