Politike28 Shkurt 2023, 16:49

Çështja “McGonigal”/ Vjen reagimi i parë nga Uashingtoni: FBI po heton, mbetemi krah Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

Çështja “McGonigal”/ Vjen reagimi i parë nga

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka komentuar për herë të parë çështjen “McGonigal”.

Kryeministri Edi Rama përmendet disa herë në dosjen e amerikanëve dhe duket se raportet e tij me amerikanët kanë ndryshuar. Gjatë samitit në Mynih Rama nuk pati asnjë takim me përfaqësues të SHBA, ndonëse aty ishte dhe Sekretari Blinken.

Që kur plasi skandali, nuk ka pasur asnjë reagim nga ambasada apo përfaqësues të SHBA. Por sot ka folur zv/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar. Ai ka thënë se hetimet vijojnë, teksa u shpreh se raportet mes dy vendeve do vijojnë të mbeten të forta

Shqipëria  është aleate e NATO  dhe pjesë e Këshillit të Sigurimit, çështja MC Gonigal, nuk e ka dëmtuar aspak marrëdhënien tonë të mirë me Shqipërinë. Shqipëria na ka ndihmuar shumë përgjatë Këshillit të sigurimit. Megjithatë nuk dua të komentoj shumë McGonigal pasi është çështje që i takon FBI”, tha Escobar në një bashkëbisedim virtual me gazetarë.

Skandali në fjalë ka mbi një muaj që ka shpërthyer dhe kjo ka sjellë përplasje të forta politike në Shqipëri. Kryeministri i është shmangur llogaridhënies dhe vetëm këtë të enjte do të shkojë në Kuvend në një mocion me debat. Ndërkohë më 3 mars do të mbahet një protesta po për këtë skandal.

mcgonigal escobar