TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Dhjetor 2025, 12:30

Ankimimi në Kushtetuese për Ballukun, PD kërkon interpeleancë me Ramën

Shkruar nga Pamfleti

Ankimimi në Kushtetuese për Ballukun, PD kërkon

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, lidhur me rastin Balluku.

Në kërkesën e firmosur nga kryetari i grupit, Gazment Bardhi, thuhet se kryeministri po vepron në emër të Kuvendit të Shqipërisë pa marrë asnjëherë një mandat apo qëndrim nga vetë Kuvendi.

Opozita i referohet kërkesës së Ramës në Gjykatën Kushtetuese, të cilën e cilëson të paprecedentë.

Grupi Parlamentar i PD-së, argumenton gjithashtu se veprimi i Kryeministrit përbën ndërhyrje të hapur në pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe synon të forcojë kulturën e pandëshkueshmërisë.

Ai kërkon t’i bëjë presion drejtësisë, me shpresën se do të nxjerrë jashtë binarëve kushtetues vetë Gjykatën Kushtetuese, që ekziston si garanci për kushtetutshmërinë dhe kurrsesi për pandëshkueshmërinë. Është e qartë që kjo lëvizje ka vetëm efekte politike; më saktë është mjet presioni/mesazhi politik dhe nuk synon zgjidhje juridike. Ne, deputetët e opozitës, vlerësojmë se kërkesa e Kryeministrit Edi Rama, që synon vetëm të japë mesazhin për organet e drejtësisë se e pandehura Belinda Balluku nuk është si të gjithë të pandehurit e tjerë, por gëzon mbrojtje të posaçme politike/institucionale nga Kryeministri/Këshilli i Ministrave, meriton vetëm përbuzje, si një akt antidemokratik dhe antikushtetues, veçanërisht nga vetë organet e drejtësisë, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, e cila është përpara sprovës për të mbrojtur të drejtën për hetim të plotë, të pacenueshëm, të gjithanshëm e të papenguar nga organet hetimore”, thekson PD.

 

Lini një Përgjigje