Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla komentoi në një komunikim me mediat vendimin e Gjykatës së Posaçme për të pezulluar nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku.
Balla u shpreh se është në një linjë me kryeministrin për faktin se gjykata nuk mund të pezullojë një ministre.
“Ka pasur një çendim nga GJKKO për pezullimin e një ministri. Në vlerësimin e kryeministrit, por dhe unë…edhe pas 21 vitesh, mendoj se nuk e ka një kompetencë të tillë gjykata, të pezullojë një ministër, sepse Kushtetua sipas nenit 103. Pika 3 e ka barazuar ministrin me deputetin sa i takon imunitetin. Megjithatë, për fat të mirë, rendi kushtetues e ka përcaktuar qartë, që kur ke një ankesë, e çon në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.
Lini një Përgjigje