TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Qershor 2026, 09:15

Antimitingu i Ramës, pasqyra e deformimit të një pushteti në panik

Shkruar nga Pamfleti

 

Antimitingu i Ramës, pasqyra e deformimit të një pushteti në
Edi Rama në antimiting /

Ndërsa protesta po tërheq qytetarë, të rinj dhe figura të së majtës, festa e 35-vjetorit të PS-së u kthye në demonstrimin më të qartë të izolimit politik dhe moral të Edi Ramës...

Edi Rama kishte thirrur në sheshin pranë stadiumit Air Albania një numër të konsiderueshëm socialistësh, si një provë force përballë protestuesve që prej dy javësh kanë ngritur një lëvizje të fuqishme kundër tij.

Rama i mblodhi njerëzit e tij me pretekstin e një ceremonie festive, atë të 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste, ndërkohë që synimi real ishte të krijonte skenografinë e një turme për dialogun e tij në distancë me ata faktorë që kërkojnë largimin e tij.

Faktorë që nuk janë thjesht protestuesit në rrugë, por mbi të gjitha fuqitë europiane, me Gjermaninë në krye, të cilat sipas të gjitha gjasave janë përfshirë në një betejë të hapur për ta rrëzuar.

Rama përdori gjithashtu edhe një provokacion të rrezikshëm, duke dërguar mbështetës të tij drejt protestuesve, me synimin për të krijuar një konfrontim.

Edhe ky ishte një mesazh për ata me të cilët ai po negocion në distancë.

Në të vërtetë, festa e socialistëve nuk ishte një ceremoni kremtimi, por një antimiting tipik, ku ngjarja kryesore nuk ishte përvjetori i partisë, por fjala e Edi Ramës kundër protestës 13-ditore.

Duke parë pamjet e këtij antimitingu, ajo që binte më shumë në sy ishte atmosfera mortore që reflektohej në fytyrat e socialistëve të mbledhur në sheshin Italia.

Një zymti që dukej si pasqyra reale e katandisjes së pushtetit.

Një tablo në antitezë të plotë me atmosferën që shfaqej në bulevard, mes protestuesve.

Aty ku përveç qytetarëve, të rinjve dhe opozitarëve, po shfaqen gjithnjë e më shumë edhe ish-ministra të Edi Ramës dhe figura të njohura të Partisë Socialiste.

Të cilët, pikërisht në ditën e lindjes së partisë së tyre, zgjodhën të shprehin mbështetje për protestën që kërkon largimin e Edi Ramës.

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, deklaroi hapur në rrjetet sociale simpatinë e tij për lëvizjen qytetare.

Ndërsa Arta Dade refuzoi dekoratën e 35-vjetorit dhe zgjodhi të mos marrë pjesë në atë që shumë e konsideruan si antimiting.

“Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë”, deklaroi ish-ministrja dhe një nga figurat historike të Partisë Socialiste.

Tabloja që po krijohet është e qartë.

Sot, përballë Edi Ramës nuk ndodhet vetëm një det opozitarësh dhe qytetarësh të revoltuar.

Një pjesë e rëndësishme e së majtës shqiptare po kërkon gjithashtu largimin e tij nga pushteti.

Në të gjitha kuptimet, Edi Rama po shfaqet si minorancë.

Politikisht.

Numerikisht.

Dhe mbi të gjitha moralisht.

Këtë e tregonte edhe vetë imazhi i antimitingut.

Një pasqyrë e deformimit të thellë të një pushteti që duket gjithnjë e më i lodhur, më i izoluar dhe më i mykur nga koha./Pamfleti

 

antimitingu i ramës pasqyra e deformimit të një pushteti

5 Komente

  1. D
    Darvini

    Nga mjekra hiqet si sheik, nga veshja si jezuit apo sionist, nga atletet si alabak, nga gjestet si Ducja dhe ndonjehere imiton Adolfin. Por asnje nga keta nuk e ka urryer dhe grabitur e neperkembur kaq shume popullin e vet! Pa lere kur politikane te vendeve te ndryshme i kap nga koka dhe shterngon ne gjoksin e tij sepse "i do shume" Edhe ata i ka gjetur belaja se nuk mund tia bejne te gjithe si Salvini qe ia flaku duart tutje qe te mos e lejonte ta injoronte duke e kapur per koke. Edhe Meloni eshte merzitur nga skenat qe ben para saj duke ju ulur ne gjunje sikur eshte duke i propozuar per martese.... Tani me antimitingje!!!! Kush i organizon keto? Edhe Vucici deshi ta bente dhe hoqi dore. Cfare ti thuash???????

    1. T
      Tony

      Une jam i poshter per paska edhe me te poshter. Me pelqeve shume.

    2. V
      Visi

      Te erdhi fundi Gjon Fusha! Shporruni te gjithe!

      1. A
        Aneta

        Nga Xhingis Hani tek Hitleri diktatori është diktator. Njeri i pashpirt me të huajt, i kujdesur për njerëzit e vendit të tij. Ky mostra viktima ka njerëzit e vendit të tij, të tjerëve nga Meloni tek Netanjahu u përgjërohet. Mesa duket ky është mallkimi që na dërgoi Zoti kur u bëmë vendi i parë dhe i fundit në botë që zhduku fenë. Një vrasës të Kombit, bir vrasësi poetësh.

        1. T
          Tony

          Ku e mesove kete punen e fese se mohuar ne xhami ngha hoxha, apo ne kishe nga prifti. Kujdes me ta se ta permbledhin.

        Lini një Përgjigje