TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Qershor 2026, 08:24

“Rama n’burg, Berisha n’burg”, analisti publikon mesazhet: Eksponentë të PD duan të prishin protestën

Shkruar nga Pamfleti
“Rama n’burg, Berisha n’burg”, analisti publikon
Protesta qytetare

Me mijëra qytetarë prej 13 ditësh protestojnë në rrugët e Tiranës, në një nga protestat më të mëdha të zhvilluara në Shqipëri në të paktën dy dekada, teksa si kërkesë kryesore është dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama. Por protestuesit shprehin revoltën e tyre kundër klasës politike në tërësi, duke akuzuar edhe Partinë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha si të shitur dhe që i shërben Edi Ramës.

Pavarësisht deklaratave publike të Berishës që mbështet protestën, analisti Shpend Gashi ka publikuar disa mesazhe, që sipas tij, tregojnë se eksponentë të PD-së po synojnë të prishin protestat. Ndoshta shkak për këtë qëndrim në prapaskenë janë thirrjet “Berisha n’burg, Rama n’burg”, duke etiketuar dy liderët që mbajnë skenën politike nën kontroll si bashkëpërgjegjës për çdo abuzim dhe keqqeverisjen e vendit.

Gashi, përmes rrjeteve sociale, shprehet se i kanë mbërritur në telefonin e tij disa mesazhe ku ekspentë të PD tentojnë që të fusin mercnarë për të prishur protestën dhe për ta bërë të dhunshme.

Më vinë mesazhet, që eksponentë të PD-së do të fusin mercenarë për të prishur protestën, që të promovojnë dhunën! Nga ana tjetër më vjen mesazhi që qeveria, i dërgon presione administratës me listë prezencë për të marrë pjesë në antimitgintun e Ramës.

Po i bëj thirrje atyre që mendojnë se mund ta prishin establishtmentin, po i them disa gjëra, ne kemi zotin dhe Policinë e Shtetit. Jo se na duan neve, por kanë familjarët e tyre. Çfarë do lloj gjëje të ndodh, jeni shah mat. Sot për herë të parë në luftërat tuaja politike po përballeni me disa të rinj që dinë ta luajnë. Shihemi në protestë. Juve ju ftoj t’i luteni Zotit që kjo të shuhet, pasi lutjet tuaja nuk do të dëgjohen, se Zoti është me ne!”, tha ai.

 

protesta gashi pd

Lini një Përgjigje