Berisha tha se Denaj meriton të paktën 5 vite burg, por si shpërblim e bënë ministre.
Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat akuzoi ministren Anila Denaj se në kundërshtim me ligjin ka anuluar tenderin për inceneratorin e Tiranës, duke favorizuar kompaninë e Zotos dhe Mërtirit.
Ai tha se Debaj meriton të paktën 5 vite burg, por si shpërblim e bënë ministre.
“E shihni një aferë korruptive si në filma. Shpall se do të ndërtojë eco-parkun me iniciativë private. Bëhet tenderi dhe marrin pjesë kompani serioze. Anulohet tenderi 3 ditë para mbylljes. Anila Denaj meriton të paktën 5 vite burg. Por shpërblehet dhe bëhet ministre, por ke pasoja dhe nuk mund ta anulosh një tender pa një akt ligjor. Anuloi tenderin për 4 kompani serioze; ndal se na ra tërmeti. Sa u anuluan ato, nisi puna pas një jave që të bënin atë që donin.
A ka abuzim më të madh se ky?! Do t’i shihni ju sesi janë pretekstet tani. 3 apo 5 ditë më vonë lidhet kontrata pa tender, se ishte pazari, duhej të ndajnë paratë, 19 mln euro. Denis Ymeri, një njeri, sipërmarrës shumë i fuqishëm, kishte timonin e Gugalles, tha se unë e bëj këtë për 6 mln”.-u shpreh Berisha.
Lini një Përgjigje