TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Qershor 2026, 21:02

“Dështova me sukses”/ Protestuesit nxjerrin videon, ‘dorëhiqet’ Diella: Tani radha e Ramës

Shkruar nga Pamfleti
“Dështova me sukses”/ Protestuesit nxjerrin videon,
Dorëhiqet Diella

Kreativiteti dhe satira kanë vijuar të shoqërojnë protestën qytetare kundër qeverisë. Gjatë tubimit të sotëm, protestuesit publikuan një video të montuar ku njoftohet në mënyrë ironike dorëheqja e "ministres digjitale" të qeverisë, Diella.

Në videon satirike, e cila u shpërnda edhe në rrjetet sociale, ministrja shfaqet duke deklaruar se largohet nga detyra pasi, siç thotë me ironi, "dështoi me sukses".

Por pjesa më e fortë e videos vjen në fund, kur "ministrja" i drejtohet kryeministrit Edi Rama me mesazhin: "Tani e ke ti radhën."

 

diella rama

Lini një Përgjigje