TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Maj 2023, 12:30

Arrestimi i Fredi Belerit, KQZ: Emri i tij vazhdon të jetë si kandidat në fletën e votimit

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i Fredi Belerit, KQZ: Emri i tij vazhdon të jetë si kandidat
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas arrestimit të kandatit të koalicionit Berisha-Meta, Fredi Beleri për akuzën për blerje votash, ka sqaruar se emri i tij do të vijojë të jetë në fletën e votimit.

“Në përgjigje të interesit të përfaqësuesve të medias mbi ndalimin/arrestimin e kandidatit për kryetar të Bashkisë Himarë, Dhionisios Alfred Petro Beleri, mbështetur nga koalicioni "Bashkë Fitojmë", Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaron se në kuptim të Kodit Zgjedhor, si dhe të Ligjit nr. 138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike.", ai vazhdon të jetë kandidat dhe emri i tij mbetet në fletën e votimit”, shkruan KQZ.

Arrestimi i Fredi Belerit, KQZ: Emri i tij vazhdon të jetë si kandidat

Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Himarën, do të dalë sot para Gjykatës së Vlorës ku pritet të jepet edhe vendimi për masën e sigurisë ndaj tij.

Ai ka mbërritur në ambientet e Gjyaktës së Rrethit Vlorë, i shoqëruar nga policia.

Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua në orët e para të së premtes së 12 majit, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve vendore. E pranishme në dhëninen e masës së sigurisë ndaj Belerit, do jetë e pranishme edhe ambasadorja greke Kostantina Kamitsi.

arrestimi i fredi belerit kqz

Lini një Përgjigje