
Ndërkohë si nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, Ristani ishte e ngarkuar për Çështjet Ndërkombëtare dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.
Anuela Ristani ka marrë kompetencat e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, gjatë një mbledhjeje, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama.
Në këtë mënyrë Ristani është komanduar në funksionin e Kryebashkiakut, një ditë pasi me urdhër të SPAK, është arrestuar Erion Veliaj.
Ristani është pjesë e Bashkisë së Tiranës prej vitit 2015, kohë kur Erion Veliaj fitoi mandatin e parë si Kryebashkiak. Ajo ka qenë shefe e Kabinetit të Kryebashkiakut.
Ndërkohë si nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, Ristani ishte e ngarkuar për Çështjet Ndërkombëtare dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm. Gjatë punës së saj për qytetin ajo ka mbikëqyrur Planin e Veprimit të Qytetit të Gjelbër, axhendën e Tiranës Miqësore për Fëmijët dhe strategjitë e Rezistencës dhe Qëndrueshmërisë.
Para se t'i bashkohej pushtetit vendor, ajo themeloi Shërbimin Kombëtar për Rininë, ku gjithashtu bashkëthemeloi RYCO - Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor me pjesëmarrjen e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Lini një Përgjigje