TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Dhjetor 2024, 14:50

Artan Hoxha i publikoi foto me Ardian Çapjan, Rama flet për bisedat e Sky Ecc: Ka të tjerë “ku e ku”

Shkruar nga Pamfleti
Artan Hoxha i publikoi foto me Ardian Çapjan, Rama flet për bisedat
Artan Hoxha, Ardian Çapja dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme u pyet gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët dhe në lidhje me bisedat e publikuara nga përgjimet e SKY ECC, ku dyshohet se gazetari Artan Hoxha gjatë një debati televiziv më të i publikoi një foto me Ardjan Çapjan, për llogari të një bande tjetër kriminale.

Rama tha se nuk ka dëshirë të komentojë bisedat e dala nga përgjimet e kriminelëve të cilët i cilësoi me fjalën “llum”.

Shefi i qeverisë tha se rasti në fjalë nuk është asgjë nga ajo që ai ka parë këto vite në politikë, ku njerëz në parlament dhe media e sulmojnë ashpër dhe pastaj i dërgojnë mesazhe se “kështu e ka politika”.

“Unë nuk i përgjigjem pyetjeve që burojnë nga llumi që rrjedh nëpër ato ulluqet e atyre sistemeve telefonike të kriminelëve. Unë as nuk i afrohem. Dikush më çonte mesazh për një analist i krimit që më pati nxjerrë një foto të një njeriu në kërkim, ndërkohë që çfarë kam parë, dëgjuar e kuptuar në këto vite ka të tjerë që janë “ohu” “ku e ku” me atë person, që dalin në parlament e nëpër media e bëjnë namin dhe pastaj më çojnë mesazhe se kështu e ka politika”, tha Rama.

artan hoxha edi rama

Lini një Përgjigje