Politike12 Prill 2023, 16:30

Asnjë ndryshim kursi për “non gratat”/ Zbardhet takimi i Escobar me Alibeajn, zyrtari i DASH goditje Berishës

Shkruar nga Pamfleti

Asnjë ndryshim kursi për “non gratat”/ Zbardhet takimi i

Kryetari në detyrë i PD, Enkelejd Alibeaj ka zbardhur detajet e takimit me zyrtarin e DASH, Gabriel Escobar. Ky i fundit shkoi në selinë e re të hapur nga grupi i Alibeajt dhe e bëri të qartë se për ta Berisha nuk ekziston.

Në rrjetet sociale, Alibeaj shprehet se në fokus të bisedës ishin zgjedhjet vendore. Po ashtu është folur dhe për Sali Berishën. Alibeaj shprehet se SHBA nuk ndryshon kurs sa i takon “non gratave” dhe të njëjtën gjë do të bëjë dhe ai.

Zhvillova sot një takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-ve për Çështjet Europiane, dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Z. Gabriel Escobar.

Gjatë bisedës prekëm tema të rëndësishme të zhvillimeve të fundit ku u ndalëm tek përgatitjet e PD për fushatën zgjedhore dhe problematikat e këtyre zgjedhjeve. Theksova refuzimin e qeverise per te adresuar ne Kodin Zgjedhor rekomandimet e ODHIR. Përveç kësaj i bëra me dije shkeljen që po ndodh aktualisht nga qeveria të rekomandimeve te ODHIR, lidhur me shitblerjen e votës, përdorimin në fushatë te administratës publike, përdorimi i të dhënave personale dhe buxhetit të shtetit në funksion të zgjedhjeve e sidomos lidhur me pastërtinë e figurës së kandidatëve. Temë e bisedës ishin dhe zhvillimet në Partinë Demokratike, dinamikat e muajve të fundit dhe qëndrimi konstant për çështjen e personave non grata jo vetëm në PD, por në të gjithë spektrin e politikës shqiptare”, shprehet Alibeaj.

Në fund ai ka deklaruar se e ka siguruar zotin Eskobar për vullnetin e PD në bashkëpunimin me aleatin kryesor, duke i konsideruar SHBA si mbështetës të angazhuar për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Escobar nisi një tur takimesh në vendin tonë, ku u takua me presidentin, kryeministrin dhe kreun e PL Ilir Meta. Takimi me këtë të fundit ka ngjallur pikëpyetje, pasi kur Meta ishte president, Escobar nuk e takonte. Nga ana tjetër, SHBA e bëri dhe një herë të qartë se nuk duhet të ketë votë për “non gratat”. /Pamfleti

 

alibeaj escobar takim