TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Maj 2025, 14:16

Babloku shpërblen humbësit: 100 vende pune për kandidatët e listës së hapur

Shkruar nga Pamfleti

 Babloku shpërblen humbësit: 100 vende pune për kandidatët e

Edi Rama urdhëron krijimin e një fondi për punësimin e kandidatëve të PS që nuk fituan në 11 maj. Disa do emërohen në Kryeministri, disa në Kuvend, disa në ministri. Kush kërkoi rinumërim, mbetet pa vend pune...

Pas fitores së Partisë Socialiste me 83 mandate në zgjedhjet e 11 majit, Edi Rama nuk ka harruar humbësit e tij. Jo ata që humbën si qytetarë, por ata që nuk arritën të kapnin një karrige në Kuvend, 103 kandidatë të listës së hapur të PS-së.
Sipas informacioneve të siguruara nga Pamfleti, kryeministri ka urdhëruar Ministrinë e Financave të krijojë një fond special për 100 vende të reja pune në administratën shtetërore, me qëllim punësimin e ish-kandidatëve që nuk fituan mandat.

Vendet do të jenë të shpërndara në Kryeministri, Kuvend, ministri dhe agjenci qendrore, një skemë që Rama e ka përdorur më parë për të ruajtur besnikërinë politike dhe për të mbyllur gojët që mund të flasin kundër.

Ky nuk është precedent i ri. Pas zgjedhjeve të viteve 2017 dhe 2021, Rama ka punësuar të gjithë ish-deputetët dhe kandidatët e dështuar, duke i vendosur në poste qeveritare, këshilltarë personalë apo drejtues agjencish me buxhet publik.

Rastet janë të shumta dhe të dokumentuara:

-Ilir Beqja, ish-ministër dhe deputet që humbi në Shkodër, u emërua Drejtor i Agjencisë për Donacionet e Huaja.
-Frida Krifca, ish-ministre e Bujqësisë dhe e përfolur për skandale fondesh në AZHBR, u bë këshilltare e kryeministrit në Kryeministri.
 
Kështu, Toni Gogu, Klotilda Bushka, Etilda Gjonaj, Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Plarent Ndreca, Ermonela Felaj, Arben Pëllumbi, të gjithë të larguar nga lista për shkak të votës popullore, pritet të emërohen në pozicione kyçe në institucione të tjera shtetërore.

Por këtë herë, skema ka një formulë të re: ata që kanë kërkuar verifikimin e votave, janë kërcënuar në heshtje se nuk do të përfitojnë punësim. Rama ua ka bërë të qartë se loja politike ka rregulla të brendshme, dhe dyshimi në procesin e votimit është herezia më e madhe në partinë e tij.

Me këtë manovër, Edi Rama e kthen çdo humbës në të bindur. Sepse ndryshe nga principi, ku kandidimi është për të garuar, në PS e Ramës kandidimi është për të hyrë në rrethin e shpërblimeve.
Nuk ka rëndësi nëse je i votuar. Mjafton të jesh i përdorshëm.

Kjo është arsyeja pse listat e PS-së janë kaq të gjata. Nuk janë për të zgjedhur deputetë, por për të ndërtuar një armatë besnikësh që do të punësohen me radhë. Fushata për ta është si një test besnikërie: kush bën punë, merr post. Kush flet shumë, del jashtë.

Në vend që humbësit politikë të shërbejnë si reflektim për një parti që ka humbur kontaktin me bazën, Rama i kthen në militantë burokracie. Dhe kështu, shteti fryhet me të papunë politikë që bëjnë fushatë në vend që të qeverisin.
Një model që vetëm në dukje është “praktik dhe i zgjuar”, por që në realitet shton pabarazinë, ul meritokracinë dhe e kthen administratën në një parti në detyrë./Pamfleti

babloku shpërblen humbësit

Lini një Përgjigje