TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Maj 2025, 13:25

Struktura kriminale që financoi fitoren e katërt të Edi Ramës, bie në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Struktura kriminale që financoi fitoren e katërt të Edi

Troplini & Co: Kur mafia shqiptare shkruan kapituj të rinj në arkivat e Antimafias italiane

Në Shqipëri, emrat Xhevdet Troplini, Adi Çoba dhe “Visi i Pojës” mund të mos tingëllojnë si politikanë, por ndikimi i tyre real në shoqëri ka qenë më i thellë se i shumë deputetëve. Nga Bari në Leçe, nga Brindisi në Mola di Bari, ata kanë ndërtuar një rrjet klasik mafioz, me struktura, zinxhir komandimi dhe trafik ndërkombëtar droge, kokainë dhe heroinë me origjinë nga Shqipëria dhe Holanda.

Falë dëshmisë së Nuredin Dumanit, që në Shqipëri njihet si penduar i drejtësisë, por në fakt është dëshmitari më i rrezikshëm i krimit të organizuar, kjo organizatë u çmontua nga Antimafia italiane në bashkëpunim me SPAK-un shqiptar dhe autoritetet gjermane.

52 urdhër-arreste janë vetëm pjesa e parë e një tronditjeje që pritet të përshkojë shumë institucione.

Ky nuk është më krim i rrugës. Kjo është strukturë e konsoliduar, që operon mes dy shteteve, me sistem transferimi parash, bashkëpunim me grupe të huaja dhe skema të sofistikuara shpërndarjeje.

Tani është radha e drejtësisë shqiptare të tregojë nëse është partnere reale e betejës, apo thjesht një notere që firmos vendimet e të tjerëve.

Mafia që voton, financon dhe kontrollon: Dosja italiane që rëndon mbi pushtetin shqiptar

Kur Antimafia italiane publikon një dosje me 52 urdhër-arreste për një rrjet të trafikut të heroinës dhe kokainës mes Shqipërisë, Holandës dhe Italisë, nuk kemi më të bëjmë me rrugë të errëta, por me lidhje shumë më të thella: politikë, pushtet dhe zgjedhje.

Në krye të organizatës, sipas hetimeve, është Xhevdet Troplini, me bashkëpunëtorë si Adi Çoba dhe “Visi i Pojës”, emra që nuk janë të panjohur në qarqet e krimit, por as në zyrat e pushtetit në Shqipëri. Të njëjtët individë kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në zgjedhjet shqiptare: duke garantuar territor, transportues, votues të blerë dhe qendra që “rregullohen” në heshtje.

SPAK mund të mos i ketë thënë ende këto gjëra publikisht, por të dhënat i ka. Dhe dosja italiane i nxjerr të zhveshur: trafiku i drogës ka qenë mjeti, por qëllimi ka qenë kontrolli, i parave dhe i pushtetit.

Kjo nuk është më thjesht një organizatë kriminale. Është infrastruktura që mban gjallë politikën e vjetër në Shqipëri. Nëse drejtësia nuk guxon ta thotë, do ta thotë historia. Dhe ajo nuk fal./Pamfleti

struktura kriminale fitorja e edi ramës

Lini një Përgjigje