
Deputeti demokrat Klevis Balliu, nga protesta e 3-të e zhvilluar në po kaq javë, poshtë zyrës së Kryeministrit Edi Rama, tha se të gjitha krimet, vjedhjet dhe atentatet mafioze në Shqipëri kanë një emër të përbashkët: Edi Rama.
Balliu tha se kryehajduti është Edi Rama.
“Të gjithë janë hajdutë, duke filluar me Belinda Ballukun, e cila përgjegjësitë e veta, ka vjedhjet e veta, ka hajdutlliqet e veta, por asnjë aferë korruptive Belinda Balluku nuk e bënte dot pa projektet dhe miratimin e Edi Ramës. Asnjë ministër, deputet, asnjë eksponent i PS i lidhur me krimin e organizuar nuk mund të shkonte te krimi i organizuar pa miratimin e narkokryeministrit Edi Rama.
Të gjithë këta, kanë vetëm një të përbashkët, të gjitha krimet në Shqipëri kanë një të përbashkët, të gjitha vjedhjet në Shqipëri kanë një të përbashkët, ajo e përbashkët është Edi Rama. Armiku numër 1 sot i çdo qytetari shqiptar është Edi Rama”, tha Balliu.
Ai u shpreh se sot Edi Rama nuk ka hallin e Belinda Ballukut, por hallin e tij.
“Belindën te turqit e çoi Edi Rama. Dhe çfarë bëjnë sot? Sulmojnë këtë qëndresë, sulmojnë secilin nga ju. Ju sulmojnë sepse kanë frikë. Ju sulmojnë, sepse ajo që ju përfaqësoni është diçka që ata nuk mund ta përfaqësojnë kurrë. Sepse ju, përfaqësoni të vërtetën, qëndresën që sot blhet këtu dhe në çdo cep të Shqipërisë, po bëhet nga qytetarët e ndershëm. Është një qëndresë, e cila nuk i shërben një njeriu, një deputeti, një partie, por i shërben interesit kombltar shqiptar, sepse Edi Rama dhe qeveria e tij janë qeveria antikombëtare, janë qeveria e shpopullit, qeveria e vjedhjes”, tha Balliu.
Duke iu drejtuar protestuesve, deputeti demokrat tha se “njësoj na flisnin për protestat te bashkia, ku është kryetari i bashkisë sot? Njësoj na flisnin, që kjo foltore nuk kryen detyrën? Po ku janë të gjithë që i kemi pas shpinës sot? Të gjithë qëndresën që keni bërë ju, që kanë bërë qytetarët përballë vjedhjes, sot kanë sjell një rezultat: e gjuthë bota e di që Edi Rama është narkokryeministër, e gjithë bota e di që Edi Rama duhet larguar, por na takon ne ta largojmë dhe jemi ne që me gjithë opozitën bashkë dhe qytetarët shqiptarë do t’i bëjmë ballë betejës deri në ditën që Edi Rama të largohet. Do të qëndrojmë dhe në fund do të fitojmë!”.
Lini një Përgjigje