
Pas bllokimit të seancës plenare nga deputetët e PD për të votuar rendin e ditës, PS ka depozituar një kërkesë në Komisionin e Disiplinës ku kërkojnë që të merren masa ndaj opozitës.
Në letrën e firmosur nga Blendi Çuçi dhe deputetët e PS theksohet se deputetët e opozitës bllokuan kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla që të ulej në drejtimin e seancës.
PS kërkon të merren masa ndaj deputetëve të PD, konkretisht ndaj Elda Hotit, Gazment Bardhit, Luan Baçit, Albana Vokshit, Bledion Nallbatit, Asllan Dogjanit, Zheni Gjergjit dhe Lefter Gështenjës.

Kujtojmë se në seancën e djeshme plenare, deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren dhe podiumin e qeverisë, pas debatit për Reformën Zgjedhore, kur opozita refuzoi të votojë ndryshimet.
Pas këtij momenti deputetët e opozitës rrethuan foltoren dhe podiumin e qeverisë, situatë kjo që ka bërë që të anulohet votimi.
Deputetët Dogjani, Baçi, Bardhi dhe Gështenja, penguan me karrige dhe nuk lejuan Lindita Nikollën që të hyntë në sallën e Kuvendit. Ndërsa Gazment Bardhi i ka marrë kartën elektronike në mënyrë që të mos votojë.
Deputetët Elda Hoti, Albana Vokshi, Bledion Nallbati dhe Zheni Gjergji bllokuan vendin në sallën e seancës plenare, ku ulet Kryetarja e Kuvendit, duke penguar që të vijonte normalisht seanca plenare, pas mbylljes së diskutimeve.
Lini një Përgjigje