
Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi nga Tirana tha se Prishtina dhe Beogradi duhet t’i rikthehen dialogut.
Varhelyi u shpreh gjithashtu se autorët e sulmit duhet të dalin para drejtësisë dhe se autoritete serbe duhet të bashkëpunojnë me BE-në.
"Mendoj se qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë. Së pari ne duhet të kemi një ulje të plotë të tensioneve mes Beogradit dhe Prishtinës. Të rikthehet dialogu dhe në këtë punë të jepen rezultate duke vënë në zbatim marrëveshjet e mëparshme përfshirë ata në Ohër. Autorët duhet të sillen para drejtësie, autoritete serb të bashkëpunojnë me BE-në në lidhje me këtë çështje", tha Varhelyi.
Lini një Përgjigje