TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Nëntor 2025, 15:44

Bardhi i përgjigjet SPAK-ut për Berishën: Mos gënjeni, në Kuvend s’keni çuar asnjë njoftim

Shkruar nga Pamfleti

Bardhi i përgjigjet SPAK-ut për Berishën: Mos gënjeni,

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, ka reaguar ndaj SPAK lidhur me pretendimin se i ka dërguar njoftimin Sali Berishës për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale në dy adresa, banesën e ish-Kryeministrit dhe në zyrat e Kuvendit të Shqipërisë.

Berisha, sipas SPAK, është thirrur për dosjen e 21 janarit, me cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen.

Por Bardhi shprehet se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka dërguar asnjë njoftim drejtuar Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe për pasojë stafi politik i grupit nuk ka patur çfarë të refuzojë. Madje kreu i Grupit Parlamentar të PD ka publikuar edhe një foto nga kutitë postare me emrat e deputetëve, si për të provuar se nuk ka asnjë zarf apo njoftim të mbërritur në to. 

“Referimi nga SPAK i një gënjeshtre të thënë nga Kuvendi i Shqipërisë meriton vetëm përbuzje. Vetë SPAK ishte në dijeni të faktit se nuk ka dërguar ndonjë njoftim drejtuar Grupit tonë Parlamentar dhe për pasojë nuk mund të keqinformojë median mbi fakte të shtrembëruara për interesa politike nga ana e Kuvendit të Shqipërisë.

Po ashtu, Prokuroria e Posaçme apo vetë Kuvendi është në dijeni të rolit dhe përgjegjësive të një grupi parlamentar dhe stafeve të tyre politike, ku “ofrimi i shërbimeve postare” nuk hyn në fushën tonë të përgjegjësisë!

Rezulton e provuar se në kutitë postare të asnjë deputeti të grupit tonë parlamentar, që ndodhen brenda ambienteve të Kuvendit, nuk ka të depozituar asnjë njoftim të dërguar nga SPAK nga ana e administratës së Kuvendit të Shqipërisë.

Bardhi i përgjigjet SPAK-ut për Berishën: Mos gënjeni,

Sa më lart, shprehim keqardhje për keqpërdorimin politik të Prokurorisë së Posacme, për propagandë dite të inskenuar nga mazhoranca socialiste në Kuvendin e Shqipërisë”, shprehet Bardhi në reagimin e tij.

Sipas SPAK, fletë-thirrja e parë i ka shkuar në banesë në datën 3 Nëntor, por rojet e pallatit ishin autorizuar për të mos marrë asnjë zarf dhe e kanë kthyer mbrapsht. Ndërsa herën e dytë fletë thirrjet kanë shkuar në Kuvend, banesë dhe në selinë e PD, të cilat janë refuzuar edhe këtë herë.

 

Lini një Përgjigje