TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Nëntor 2025, 14:16

Kujt i ulëriti Rama në telefon në Romë? Ish-deputeti zbulon dy emrat e rëndësishëm në PS

Shkruar nga Pamfleti
Kujt i ulëriti Rama në telefon në Romë? Ish-deputeti zbulon
Rama në telefon në Romë

Ish-deputeti socialist Halit Valteri komentoi në emisionin “Shqipëria Live” videon virale, ku kryeministri Rama shfaqej në rrugët e Romës i irrituar e duke kërkuar llogari në telefon.

Valteri shpjegoi se mund të jetë kushdo i cili nuk ka kryer detyrën që i është caktuar duke theksuar se dhe ai vetë ka patur biseda të tilla me vartësit e tij.

“Ai atë veprim e ka bërë me dikë që se ka bërë atë që i ka ngarkuar partia, ose një detyrë shtetërore. Mesa dëgjova lidhet me bashkëpronar. Që prej vitit 2023 organizatat e partisë të qytetit drejtohen nga dy zakonisht janë një mashkull e një femër, kshuqë ma merr mendja që duhet të jetë bisedë për partinë ose bashkëkryetar partie.

Ndoshta mund të jetë edhe arben Mazniku, nuk përjashtoj askënd. Kemi dy komisionet ku te njëri është Gjiknuri dhe te i reformës territoriale është kryetar Mazniku. Mendoj është diçka normale. edhe unë me vartësit e mi kam bioseda të tilla.”, u shpreh Valteri.

 

kujt i

Lini një Përgjigje