TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Shtator 2025, 21:30

Bardhi kritika Dumanit: Task Forca e SPAK-ut për zgjedhjet ishte zhgënjyese

Shkruar nga Pamfleti

Bardhi kritika Dumanit: Task Forca e SPAK-ut për zgjedhjet ishte

Gazment Bardhi u shpreh i zhgënjyer në lidhje me punën e kreut të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani.

Ai ka kritikuar Dumanin për pompozitetin me të cilin prezantoi Task-Forcën për krimet elektorale, e cila sipas demokratit ishte një dështim. Bardhi e cilësoi si një nga njollat dhe dështimet më të mëdha në zgjedhjet e 11 majit 2025.

“Sigurisht që analizën e drejtuesit të SPAK duhet ta bëjnë organet qeverisëse të sistemit të drejtësisë. Mendimi im është se ka qenë dhe mbetet që ne si politikë duhet ta nxisim çdo institucion të drejtësisë që të bëjë detyrën me paanësi dhe në përputhje me ligjin. Kam pritur dhe këtë e kam njëlloj edhe zhgënjimi personal, edhe për faktin se zoti Dumani mori flamurin edhe të ngritjes Task-Forcës së famshme të krimeve elektorale, që ne të kishim një rezultat konkret të goditjes së krimit elektoral në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Mund të them që ka qenë një nga njollat dhe dështimet më të mëdha që ka pasur. Atë kritikë që kisha për një çështje që e kam vuajtur në kurrizin tim unë e them dhe e argumentoj. Unë nuk i jap merita askujt, as vetes, nëse marr përsipër një përgjegjësi dhe e bëj atë detyrë”, tha Bardhi në “A2 CNN”.

Lini një Përgjigje