TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Shtator 2025, 20:40

Doli deputete e pavarur, Mesila Doda tregon pse nuk pranoi të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD

Shkruar nga Pamfleti

Doli deputete e pavarur, Mesila Doda tregon pse nuk pranoi të jetë

Deputetja Mesila Doda ka reaguar pas vendimit për të vijuar rrugëtimin e saj parlamentar si e pavarur, duke sqaruar se përfaqëson PDIU-në dhe opozitën, por nuk është pjesë e asnjë konfigurimi të ri të grupeve parlamentare.

Unë jam deputete e opozitës dhe PDIU. Nuk jam konsultuar për konfigurimet e grupeve që janë krijuar. Do vazhdoj të mbaj kauzat e Opozitës dhe të PDIU. Nuk ka një grup të përbashkët opozitar siç ishte në zgjedhje, ku do ishte normale të ishim të gjithë pjesë”, tha Doda për "Top Channel".

Doda ishte pjesë e listës së mbyllur të demokratëve në qarkun e Tiranës, por sipas paktit me PDIU-në e Shpëtim Idrizit. Në seancat e ardhshme ajo do të ushtrojë funksionin si deputete e pavarur, jashtë grupeve të tjera të opozitës që janë krijuar në Kuvend.

Lini një Përgjigje