Politike25 Korrik 2023, 13:49

Bardhi mbledh Këshillin Kombëtar, reagon grupi i Bashës: Ai s’ka kompetenca!

Shkruar nga Pamfleti

Bardhi mbledh Këshillin Kombëtar, reagon grupi i Bashës: Ai

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, njoftoi këtë të martë vendimin e marrë prej tij për të mbledhur ditën e enjte Këshillin Kombëtar të PD.

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike Indrit Sefa, tha se një vendim i tillë është nul, pasi në asnjë nen të statutit Sekretari i Përgjithshëm nuk ka të drejtë të mbledhë Këshillin Kombëtar.

Ai shtoi se në mbledhjen e Kryesisë të mbajtur në 18 korrik është vendosur që Bardhit t’i merret vula e Partisë Demokratike.

“Me çfarë kompetence e ka thirrur zoti Bardhi? Lexoni statutin dhe më thoni në cilën dipozitë thuhet se Sekretari i Përgjithshëm ka të drejtë të mbledhë Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Sekretari nuk e mbledh Këshillin Kombëtar. Për t’u mbledhur Këshilli Kombëtar duhet që ¼ e anëtarëve t’i dërgojë kërkesë Kryesisë. Kryesia shqyrton kërkesën shikon nëse janë anëtarë të Këshillit dhe nëse janë të tillë miraton datën për mbledhjen e Këshillit Kombëtar”, tha Sefa për “Euronews Albania”.

Kujtojmë se Bardhi vendosi të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, më datë 27 Korrik 2023, ora 19.00.

Bardhi njoftoi se ka thirrur mbledhjen bazuar në kompetencat që i njeh Statuti, që kur partia është pa kryetar. Sipas tij, statuti parashikon që është Sekretari i Përgjithshëm ai që ka të drejtën të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Mbledhja e Këshillit Kombëtar parashikohet të zhvillohet online dhe për organizimin e saj Sekretari i Përgjithshëm ka ngarkuar Sekretariatin e Këshillit Kombëtar.

 

bardhi mbledhje keshilli kombetar pd