TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Korrik 2023, 11:54

Ligji për Akademinë e Shkencave, Zhupa: Brenda Kuvendit u bë një puç për interesat e Skënder Gjinushit

Shkruar nga Pamfleti

Ligji për Akademinë e Shkencave, Zhupa: Brenda Kuvendit u bë

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa denoncoi të gjithë procedurën antiligjore që është ndjekur për të miratuar ligjin për Akademinë e Shkencave.

Gjatë një konference për mediat nga selia blu, teksa ka publikuar prova shkresore dhe dokumente, Zhupa ka bërë të ditur se ligji për Akademinë e Shkencave është një ligj që bëhet vetëm për Skënder Gjinushin. Sipas saj, është kryer korrupsion legjislativ.

“Brenda kuvendit u konsumua një puç për interesat e Skënder Gjinushit”, u shpreh Zhupa duke folur për 13 shkelje ligjore dhe kushtetuese.

Deputetja Zhupa i ka kërkuar presidentit Bajram Begaj që të mos e dekretojë këtë ligj.

ina zhupa skender gjinushi kuvend

Lini një Përgjigje