Politike25 Korrik 2023, 13:12

Balla propagandë në rrjetet sociale pas takimit me Olsian Çelën: I kërkova mbështetje për goditjen e “të fortëve”

Shkruar nga Pamfleti
Balla propagandë në rrjetet sociale pas takimit me Olsian
Taulant Balla me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela dhe sigurisht që takimi është reklamuar në rrjetet sociale.

Balla dhe Çela për dy orë me radhë kanë diskutuar lidhur me rritjen e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë me fokus intensifikimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

Balla i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme mbështetjen në goditjen e “të fortëve” dhe rrjeteve të shpërndarësve të drogës. Bashkëpunimi i ngushtë u vlerësua nga të dyja palët si parakusht dhe çëlësi i suksesit për realizimin e objektivave të përbashkëta.

Prokurori i Përgjithshëm dhe Ministri i Brendshëm vunë gjithashtu theksin edhe tek nevoja e rritjes së cilësisë së hetimeve dhe një qasje proaktive në monitorimin dhe procedimin e “të fortëve” në lagje, në sheshe e qendra të banuara në të gjithë vendin, me qëllim goditjen dhe parandalimin e fenomeneve kriminale që prekin nga afër qytetarët. 

 

balla olsian Çela