TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Mars 2023, 12:04

Rama tallet me akt-akuzën e DASH: Dolët ju nga Lana të thoni që Amerikën e paloskam unë bashkë me Gonin nga Tropoja e Dori Duçkën

Shkruar nga Pamfleti

Rama tallet me akt-akuzën e DASH: Dolët ju nga Lana të thoni

Kryeministri Edi Rama në mocionin e sotëm për debat me opozitën ka ironizuar deklaratat se ai ka paguar ish agjentin e FBI në bashkëpunim me Agron Nezën dhe Dorian Duçkën.

“E bukura në këtë histeri është se flasin e akuzojnë ata që kur ishin në qeveri paguan miliona nga taksat e shqiptarëve për lobim në SHBA për të na goditur ne duke eksportuar me kamionë lobistësh gjyle të panumërta. Sikur ‘non grata’ të nxirreshin me lekë si byrek nga sporteli i DASH, vetëm Pandeli Majko do kishte shpëtuar, imagjinoni ku do ishin Fatmiri me Gramoz Rucin bashkë me mua po e po.

Jo non grata por s’do dilnim dot nga shtëpia. Ka 100 vjet që thotë se Amerika blen e dyllos kë të dojë, por bota s’kish parë gjë akoma por ja që dolët ju nga Lana që thoni se Amerikën e paloska Edvin Kristaq Rama me banim në Surrel dhe një Goni Goni nga Tropoja me banim në Bronz dhe në fund e dylloska një Dori Duçka nga Shqipëria. Pika pika kush e ka qeveris Shqipërinë”, tha Rama.

 

#Çështja mcgonigal rama

Lini një Përgjigje