Pasi kryeministri u largua nga seanca plenare, deputeti i PD Gazment Bardhi tha se Rama për 45 minuta nuk dha asnjë përgjigje. Sipas Bardhit ai nuk u shpjegua përse kishte pasur një marrëdhënie kaq të ngushtë me ish zyrtarin e FBI-së, McGonigal me të cilin pranoi se kishte darkuar plot 14 herë.
Deputeti tha se Rama ishte sjellë si i pandehur duke heshtur për akuzat ndaj tij dhe se kryeministri është përfshirë në një prej aferave më të rënda në 30 vitet e fundit.
“Për 40 minuta nuk tha asgjë edhe iku. Cilido prej jush që priste përgjigjie nga Edi Rama mori thjesht një lum metaforash, sharje ndaj opozitës dhe asnjë sqarim për këtë akuzë nga drejtësia amerikane. Sa kohë është kryeministër fshihet pas imunitetit diplomatik që i jep konventa e Vjenës. Do duhet të ishte larguar nga karrigia e kryeministrit, të lejonte drejtësinë amerikane të kryente hetimet ndaj tij. Pranoi se kishte ngrënë 14 darka me McGonigal.
Nuk na tha ç’ishte gjithë kjo dashuri e madhe e shefit të FBI-së me Ramën. Pse nuk kishte të njëjtën dashuri për kryeministrin e Malit të ZI dhe të Kosovës? Çfarë e lidhte me Ramën? Prej më shumë se 1 muaji publiku është njohur me dosjen e korruptimit që Rama ka bërë ndaj McGonigal. Deri tani njihet botërisht se dy njerëz kanë tentuar të korruptojnë zyrtarë të lartë të SHBA-së, Rama dhe oligarku rus Deripaska.
Ish shefi i FBI-së është sot nën akuzë dhe mund të dënohet deri në 20 vite burg. Nëse prisnit që sot Edi Rama të jepte shpjegime besoj se pas shpjegimit të tij, e kuptuat se sot u soll fiks si i pandehur. Sepse është i përfshirë në një nga aferat më të rënda në këto 30 vite sepse ka brenda korrupsion, ka brenda trafik, cenim sigurie kombëtare, cenim marrëdhëniesh me partnerin strategjik”-tha Bardhi.
Lini një Përgjigje