
Deputeti Luan Baçi duke folur sa i takon situatës brenda PD-së dhe zgjedhjes së kryetarit të ri të saj, ai u shpreh se është dakord që Lulzim Basha të rikandidojë sërish për kryetar partie në PD.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se çdo deputet i opozitës ka të drejtën që të kandidojë për kryetar grupi parlamentar apo kryetar partie. Por sipas tij kushti kryesor është që të bashkohen dhe të arrihet një konsensus.
“Unë jam dakord që çdo deputet i grupit parlamentar të PD-së të zgjidhet si kryetarë, por duhet të mblidhemi të gjithë dhe ta votojmë që të gjithë dhe pse jo, ta zgjedhim dhe me konsensus. Pavarsëisht asaj se çfarë beri edhe zoti Basha është i lirë të vijë të konkurrojë. Basha është deputet I PD-së, të vij aty, të konkurojë për kryetar grupi apo për kryetar partie. Jam dakord që Lulzim Basha të rikthehet. Çdo deputet ka të drejtën të kandidojë për kryetar partie”, tha ai.
Lini një Përgjigje