Politike 5 Shtator 2023, 11:21

Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve: Ta lëmë pas tollovinë e dy viteve dhe t'i shërbejmë interesit kombëtar!

Shkruar nga Pamfleti
Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve: Ta lëmë pas tollovinë e
Lulzim Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka mbledhur sot Kolegjin e Kryetarëve. Gjatë fjalës së tij para gazetarëve, Basha deklaroi se është koha që të lihen pas 2 vite tollovi dhe të ecet përpara.

Mbajtja e Kuvendit dhe numri i të pranishmëve sipas Bashës, dëshmoi rigjetjen e besimit në strukturat drejtuese të PD.

Mirënjohje për të gjithë ju për të mundësuar kuorumin e PD, por dhe për pjesëmarrje që dëshmon për rigjetje të besimit në strukturat drejtuese të PD. Është dhe një barometër i shpresave dhe pritshmërisë e vendosshmërisë së demokratëve për të lënë pas 2 vite tollovi dhe për të ecur para.

Morëm vendime domethënëse dhe historike do thoja në Kuvendin Kombëtar. PD nuk ekziston për t’i shërbyer vetes së saj, por interesit kombëtar.

Në 2 shtator vendimet e Kuvendit janë të qarta, u morën vendime që të ndryshojmë e mos mbetemi në këtë hulli politike, që axhendën e bëjnë interesat e ngushta të një grupi që politikën e shohin si instrument përfitimi, pasurimi dhe imuniteti”, u shpreh Basha.

lulzim basha