Politike 5 Shtator 2023, 09:23

“Ju kanë bërë gjilpërë në kokë”/ Sherr mes zëdhënëseve demokrate në emision: Lulzim Basha është imoral

Shkruar nga Pamfleti

“Ju kanë bërë gjilpërë në kokë”/

Ish-zëdhënesja e Berishes, Juela Meçani ka debatuar me tone të ashpra me zëdhënësen e PD-së se Bashës, Mirela Karabina. 

Meçani shprehet se qëndrimet e opozitës përballë qeverisë janë qesharake, ndërsa ironizon situatën aktuale në të cilën ndodhet Partia Demokratike.

“Njerëzit e Lulzim Bashës shkuan rrahën deputetët, ti thuat ishte partia e Lulit në këtë sulm. Çfarë po thua o Mirela se qeshin njerëzit që na shohin, se i dinë gjërat. U nxorën në pritën aty, u rrahën”, tha ajo. 

“Më keq se përrallat e Edi Ramës, iu kanë bërë ndonjë gjilpërë në kokë, në këtë vend jetojmë. Ata u rrahën aty sa dolën nga makinat, ku bënë mbledhjen e Kryesisë”, shton Meçani.

Në të njëjtën kohë, Meçani e ka quajtur kreun e PD, Lulzim Basha, si imoral të politikës, që nuk ka mbajtur fjalën e tij.

 

juela meçani pd mirela karabina