Politike27 Maj 2023, 21:43

Basha mesazh Berishës se do luftojë si Zelensky përballë Putinit? Ish-kreu i PD shfaqet në Shkodër si presidenti i Ukrainës

Shkruar nga Pamfleti

Basha mesazh Berishës se do luftojë si Zelensky përballë

Lulzim Basha ka intensifikuar lëvizjet ditët e fundit, duke e bërë të qartë ambicien për të rimarrë kreun e PD. Prej një viti ai u shkëput dhe qëndroi në hije, por gjatë ditëve të fundit ka zhvilluar takime të përditshme, ku godet Berishën dhe jep ide se ku duhet të fokusohet opozita. Pra duket sikur po bën gati terrenin për të ringjitur shkallët e PD.

Por ajo që ra në sy sot është se Basha u shfaq në Shkodër me të njëjtin model veshje si presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Ky i fundit për shumëkënd nuk njihej, por pas sulmit rus u bë një simbol rezistence. Duke u shfaqur me veshje ushtarake kudo, Zlensky shihet si personi që arriti t’i bëjë ballë Putinit.

Basha sot u shfaq me një bluze thuajse identike me ato që shfaqet Zelensky. Mund të ketë qenë rastësi, por ndoshta është dhe një mesazh. Mos Basha po tenton të tregojë se ai por rikthehet rezistet si Zelensky? Mos vallë paralajmëron se ai do përballet me Berishën sikundër po e bën Zelensky me Putinin? Mbete të shihet, por simbolika e sotme duket se ka shumë mesazhe.

Basha mesazh Berishës se do luftojë si Zelensky përballë
Basha sot në Shkodër

 

Basha mesazh Berishës se do luftojë si Zelensky përballë
Volodymyr Zelensky

 

basha zelensky