Vizita e saj në Tropojë mund të shihet dhe si një mesazh për Sali Berishën. Ky i fundit është nga Tropoja dhe në zgjedhjet e 14 majit mori një shulakë nga zona e tij...
Para largimit nga Shqipëria, ambasadorja e SHBA Juri Kim ka ndërmarrë një tur në disa qytete të vendit. Ajo u ndal në Tropojë ku dhe ka dhënë një mesazh. Ajo bëri shëtitje në rrugët e qytetit Bajram Curri duke takuar qytetarë e kalimtarë të rastit.
Ambasadorja gjithashtu piu kafe në një nga lokalet e qytetit, ku u prit jashtëzkonisht ngrohtë.
"Është e rëndësishme të përpiqeni për më të mirën tuaj, të jepni më të mirën tuaj sepse çdo mundësi që do të dalë para jush është e rëndësishme, kështu që përdoreni. Dhe gjithashtu të jeni krenar për nga vini. Babai im vinte nga malësia. Prandaj më pëlqen të vij në Bajram Curr", tha ajo.
Por vizita e saj në Tropojë mund të shihet dhe si një mesazh për Sali Berishën. Ky i fundit është nga Tropoja dhe në zgjedhjet e 14 majit mori një shulakë nga zona e tij. Ambasadorja është sulmuar disa herë nga Berisha. Por ambasadorja duket se i tregoi se në vendin e tij të lindjes atë e duan shumë, ndryshe nga sa ndodh me të. Bashkë Fitojmë në tropojë mori vetëm 6800 vota, ndërsa PS afro 15 mijë. Pra Berisha u refuzua masivisht. Ndërsa ambasadoren e kanë pritur me tradita dhe mjaft përzemërsisht.
E pyetur për arsyen e kësaj vizite ajo deklaroi: “Kam ardhur ne Tropojë sepse është një nga vendet e mia me të pëlqyera ne Shqipëri. E kam përmendur shpesh që familja e babait tim vjen nga malësitë dhe kur vi në Tropojë apo në veri të Shqipërisë me duket sikur jam me familjen time. Pas 3 vite e gjysme në Shqipëri ka ardhur koha të them mirupafshim. Kam ardhur në Tropoje në Bajram Curr për të shprehur respektin tim për të thënë faleminderit”.
Berisha kohët e fundit ka shfrenuar gjuhën ndaj diplomates, duke lëshuar akuza nga më të ndryshmet. “Guvernatorja Yuri Kim në përpjekje për një shërbim të fundit Edi Ramës, foli sot njëlloj sikur të fliste McGonigal me fustan. Por me deklaratën e saj për zjarre dhe zjarrëvënës, në të vërtetë ajo përpiqet të fshehë aferat e veta korruptive të denoncuara publikisht, por edhe afera të tjera. Ftoj inspektorin e përgjithshëm të Departamentit të Shtetit, FBI dhe Kongresin e SHBA të hetojë aferat korruptive të guvernatores Kim, përfshirë këtu pronat e saj në Shqipëri”, ka qenë një prej deklaratave të tij.
Lini një Përgjigje