Politike 4 Qershor 2023, 19:23

"Janë të 3 bashkë", Basha përforcon sulmet ndaj Berishës: Është kapitull i mbyllur, PD nuk ka më punë me të shkuarën

Shkruar nga Pamfleti

"Janë të 3 bashkë", Basha përforcon sulmet ndaj

Ish-kreu i PD, Lulzim Basha ka vijuar me sulmet dhe goditjet ndaj Sali Berishës. Këtë mbrëmje Basha u ndal në Kamëz për të diskutuar mbi rezultatin e zgjedhjeve. Ajo që bie në sy është se Lulzim Basha po përforcon zërat se po imiton presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Basha përveç bluzes së famshme, u shfaq dhe me një xhaketë, thuajse njësoj si ato që përdor Zelensky.

Berisha e sulmoi për veshjen dhe si duket si po i kundërpërgjigjet. Nga ana tjetër Basha sot i dha goditje të fortë duke e cilësuar atë si kapitull të mbyllur dhe që PD nuk ka më punë me të.

Me sulmet ndaj meje po heq përgjegjësinë për humbjen e 14 majit. Mundësi e dytë është që ta ketë humbur fare që pasi shpartalloi armiqtë e jashtëm po shpartallon armiqtë brenda. Për mua është kapitull i mbyllur. Unë e kam lënë pas dhe nuk duhet të harxhojmë kohë. Të merremi me të ardhmen, e djeshmja nuk sjell asgjë të mirë”, tha Basha.

Më tej ai deklaroi se Rama, Meta e Berisha janë të tre bashkë. Basha akuzoi paraardhësin e tij se bashkëpunon me qeverinë për veten e tij. Sipas Bashës, të tre ata janë bashkë për të mbajtur në këmbë njëri-tjetrin.  

Hajde të hapim letrat dhe të tregojmë se kush është peng te kush. Hajde të shohim pasurit e çdo familjari. Pse tremben ata të tre. Le ta nisim me mua dhe jo te ata të tre. Meqë kanë hedhur kamionë me akuza tek mua, ta nisin me mua. Por ama pastaj edhe te ata për të parë nëse justifikojmë apo jo pasuritë ne dhe rrethi familjar. Ky është vetingu i politikanëve. Ligji është në Parlament. Ata duan të godasin këdo që rrezikon sistemin e tyre. Sistemin e kanë të përbashkët edhe pse duket sikur janë në kontradiktë, ata janë bashkë. Sa herë hyn dikush në mes ata janë të rrezikuar”, tha ai.

basha berisha pd