Politike 3 Qershor 2023, 22:22

Basha i përgjigjet Berishës, shfaqet sërish si Zelensky dhe vijon goditjet: Përdori PD-në për interesat e tij,  ata që i dalin kundër i shpall armiq

Shkruar nga Pamfleti

Basha i përgjigjet Berishës, shfaqet sërish si Zelensky dhe vijon

Lulzim Basha ka vijuar këtë të shtunë turin e takimeve, duke u ndalur në Lezhë. Por ajo që ra në sy është se Basha u shfaq sërish i veshur si presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Berisha pak ditë më parë e sulmoi Bashën dhe e ironizoi për veshjen e tij. Por sot ish-kreu i PD i është kundërpërgjigjur duke dalë me të njëjtën veshje. Po ashtu ai nuk kurseu sulmet dhe akuzat ndaj Berishës.

Lufta që nisi brenda familjes sonë për interesa personale të një personi dëmtoi interesat e demokratëve dhe shqiptarëve. Unë e bëra përpjekjen time, duke bërë një hap pas për ta ndaluar këtë luftë, por asgjë nuk ndryshoi. Lufta vazhdoi, akuzat, mashtrimet ndaj meje dhe kujtdo që nuk ishte dakord që ne të sakrifikonim marrëdhëniet me SHBA dhe Britaninë e Madhe për interesat e një personi, u shpall armik, i shitur, i blerë, peng e gjithëfarë lloj sulmesh.

Unë nuk i jam kthyer me të njejtën gjuhë, jo se s’kam çfarë të them, por sepse e dija se një luftë e tillë do të shkatërronte Partinë Demokratike.

Ajo që shpresova me tërheqjen dhe me heshtjen time nuk ndodhi! Gjërat u përkeqësuan edhe më tej. 14 maji e faktoi këtë!

Por sot është e qartë se çfarë i duhet Partisë Demokratike, se çfarë presin shqiptarët prej saj. Nuk ka asnjë dyshim që Partia Demokratike është e vetmja forcë që do të sjellë ndryshimin në Shqipëri. Natyrisht siç ka ndodhur edhe më parë, me mbështetjen e SHBA, Britanisë së Madhe dhe BE-së”, tha Basha.



 

basha berisha zelensky