
Ish-kryedemokrati, Lulzim Basha ka përgëzuar Erdoganin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale, duke theksuar se pjesëmarrja masive e qytetarëve në zgjedhje tregoi forcën për të zgjedhur se kush do t'i qeveriste.
"Urime Presidentit Rexhep Taip Erdogan që fitoi një mandat të ri në krye të Republikës së Turqisë, një vend i madh mik i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Gara zgjedhore shumë e fortë dhe pjesëmarrja masive e popullit turk në zgjedhje tregojnë forcën e madhe të njerëzve për të zgjedhur qeverisjen e tyre. Shpresojmë që bashkëpunimi i fortë mes nesh, lidhjet e ngushta dhe mbështetja e Turqisë për shqiptarët të forcohen edhe më shumë"-thuhet në reagimin e Bashës.
Për fitoren e Erdogan ka reaguar edhe Rama e Begaj të cilët e kanë uruar nëpërmjet postimeve në rrjetet e tyre sociale. Rama ka zgjedhur një urim në gjuhën shqipe dhe turke ndërsa Begaj në urimin e tij shprehet se miqësia mes Turqisë dhe Shqipërisë do vijojë të rritet.
Lini një Përgjigje