
Deputeti Lefter Gështenja duke komentuar situatën brenda PD-së, tha se e gjithë opozita duhet të reflektojë për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit.
I ftuar në Euronews Albania ai theksoi se rezultati i zgjedhjeve ishte shumë i dobët për opozitën ndërsa shtoi se të gjithë duhet të ulen e të diskutojnë në lidhje me këtë çështje për shkak se janë përpara zgjedhjet e vitit 2025.
“Do të dëshiroja shumë që i gjithë forumi i partisë të mblidhej për hapat që duhet të ndërmarrë në këto ditë të vështira. Të gjithë drejtuesit e opozitës duhet të lexojnë qartë rezultatin e 14 majit. Është një rezultat i dobët e i rënë për opozitën. Të gjithë duhet të reflektojmë për këtë rezultat. Situata që ndodhet opozita është e vështirë. Duhet të ulemi e të diskutojmë për hapat që duhet të ndërmarrim sepse kemi zgjedhjet e radhës përpara”, tha ai.