
Tetë deputetë opozitar, përfshi Monika Kryemadhin, i kanë dërguar një shkresë Kuvendit ku kërkojnë të zhvillojnë në Komisionin Parlamentarë të Sigurisë Kombëtare një dëgjesë me kreun e SPAK Altin Dumani.
Në kërkesë thuhet se “gjatë raportimit të tij, kreu i SPAK ngriti shqetësime serioze lidhur me besueshmërinë e niveleve të larta të policisë, të cilët sipas kreut të SPAK rezultojnë të kenë bashkëpunuar me krimin e organizuar”.
Bazuar në këtë deklarim të kreut të SPAK Altin Dumani gjatë raportimit disa javë më parë në KLP, deputetët e rithemelimit kërkojnë të dinë më shumë prej tij duke propozuar në dëgjesë në komisionin e Sigurisë Kombëtare.
Kërkesa do të shqyrtohet në këtë komision gjatë ditës së sotme.
Lini një Përgjigje