TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Gusht 2025, 09:59

Bejko: PD pronë e ish-kryeministrit Berisha, duhet të ribëhet!

Shkruar nga Pamfleti
Bejko: PD pronë e ish-kryeministrit Berisha, duhet të ribëhet!
Roland Bejko dhe Berisha

Ish deputeti i PD, Roland Bejko ka komentuar zhvillimet politike, duke u ndalur tek situata në Partinë Demokratike.

Bejko u shpreh se PD fillimisht duhet ‘që të ribëhet’, duke nënkuptuar që të ndryshojnë të gjitha, pasi sipas tij aktualisht “është pronë e Berishës”.

“Berisha ka qenë aty, në vendimet e mëdha. Sa për hapjen kemi gjithë jetën që themi për hapje në PD. Ka humbur besimi…Ndaj hape sa të duash Partinë Demokratike… Edhe gjatë kësaj kohe që Berisha u kthyer për të shpëtuar PD, por ai vetëm e thelloi krizën në PD. Berisha pas zgjedhjeve të 2021 u kthye dhe mbështeti Bashën që humbi… në atë kohë po të ndërhynte dhe të tregonte se ishte koha për PD për ta shpëtuar…Por ai e ndau e përçau, u rrahën e fyen me njëri tjetrin…Duke qenë edhe me një status non grata e bëri edhe më keq. Pra e bëri më personale dhe kjo u manifestua atje ku ai tha se nuk do ta bënte më se e kishte bërë paraardhësi i tij…”, tha Bejko në një intervistë në “Tirana Live” .

Nga ana e tij, Bejko, shtoi se ‘Berisha është Berishizmi’, pra konfliktuazime dhe mosrespektim i rregullave.

“Brenda partisë kanë frikë nga berishizmi…Berisha duhet të bëjë një hap pas, të bëhet një proces përbashkues…të jetë i ndershëm pa delfinin e kryetarit, por edhe me Berishës sado të riformatohen këta, nuk fitojnë dot më besim. Zotëria mori vota sepse qytetarët patën besim të ky”, tha Bejko.

roland bejko- berisha-pd

Lini një Përgjigje