Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, kërkoi sërish zhvillimin e një interpelance me ministrin e Shëndetësisë, Andis Salla, duke ngritur çështjen e fondeve IPARD dhe situatën në tregun e qumështit.
Blushi deklaroi se kërkesa për interpelancë është depozituar më 16 dhjetor 2025 dhe ende nuk është futur në rend dite, duke e lidhur këtë vonesë me mungesë përgjegjësie institucionale ndaj fermerëve.
Ai kërkoi që në seancë të diskutohet konkretisht për përdorimin e fondeve IPARD dhe për ndikimin e qumështit pluhur në treg, të cilin e lidhi me importet nga Serbia dhe pasojat në sektorin e blegtorisë.
“Më 16 dhjetor 2025 kam depozituar kërkesë për interpelancë me Ministrin e Shëndetësisë. Ju nuk po testoni durimin e një deputeti por të fermerëve që po mësyjnë në dyert e ministrisë. Vjen ministri, do bëni interpelancë për qumështin, kë qumësht, atë të Serbisë që mbyti tregun? Shfarosët gjysmën e krerëve të bagëtisë. Ka ardhur ministri këtu, a ka një ligj pse kërkesa për interpelancë ka 4 muaj, mu tha është në pushime me taksat e fermerëve. Sot është në sallë, do flasim për fondet e IPARD apo do të flasim për qumështin pluhur të Serbisë. E kuptoj që nuk keni respekt për ligje e Kushtetutë po a keni humanizëm brenda jush?”, tha ai.
Lini një Përgjigje