Politike24 Shkurt 2023, 12:26

Berisha akuza të forta: Ekipi i famëziut McGonigal i kërkoi miliona euro Ylli Nroqit

Shkruar nga Pamfleti
Berisha akuza të forta: Ekipi i famëziut McGonigal i kërkoi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se bashkëpunëtorët e ish-agjentit të FBI, McGonigal i ka kërkuar para biznesmenit Ylli Ndroqi, për ta hequr nga lista e sanksioneve në SHBA.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Berisha tha se Dorian Duçka dhe Agron Neza kanë kërkuar para te shumë biznesmenë duke i kërcënuar me ‘non grata”.

Në takimin tonë para një jave, unë ju informova ju se ekipi i famëziut McGonigal, tradhtarit të kombit amerikan, mafiozët Dorian Duçka dhe Agron Neza, kalonin nga një lokal në tjetër, nga një hotel në tjetër, duke bërë gjahun e biznesmenëve për t’u zhvatur atyre miliona euro. Njëri nga këta biznesmenë, të cilit i kanë kërkuar në maj të vitit 2022, miliona për ta hequr nga lista e zezë, është sipërmarrësi i njohur, është drejtuesi i rrjetit televiziv, Ora Neës, Ylli Ndroqi. Dorian Duçka dhe Agron Neza, këta mafiozë kriminelë dhe të pafytyrë, jo vetëm i kanë kërkuar këtij sipërmarrësi gjobën, por refuzimi i tij në prani të dëshmitarëve, t’ua paguajë atë, është shoqëruar me kërcënime të mëvonshme nga ana e këtyre dy mafiozëve. Unë e përgëzoj zotin Ylli Ndroqi për qëndrimin që ai ka mbajtur. Këtë denoncim ai e ka bërë edhe zyrtarisht pranë autoriteteve amerikane. Por, Ylli Ndroqi dhe jo vetëm ai, janë dëshmitarë të skenave të shëmtuara që këta çakenj, kërcënonin biznesmenët e tjerë, natyrisht edhe në praninë e Taulant Ballës”, tha ai.

Berisha u shpreh se mbrojtja që Edi Rama i bën Dorian Duçkës dhe Agron Nezës është mbrojtje që i bën vetes së tij.

berisha ylli ndroqi mcgonigal