Politike24 Shkurt 2023, 11:44

A rrezikon burgun ilir Meta? Gazetari Hoxha: Nuk është në pozitë komode, e ka fundosur gruaja e Ismailajt

Shkruar nga Pamfleti

A rrezikon burgun ilir Meta? Gazetari Hoxha: Nuk është në

Gazetari Poli Hoxha ka folur në lidhje me paraqitjen e ish-presidentit Ilir Meta pak ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në lidhje me çështjen CEZ-DIA.

Në një intervistë për “Euroneës Albania”, Hoxha u shpreh se SPAK ka ecur shumë përpara sa i takon kësaj çështjeje.

Sipas tij, SPAK-u e ka pyetur Metën bazuar në dëshmitë e Kastriot Ismailajt, i cili është dënuar për këtë çështje dhe bashkëshortes së tij, Vojsava Ismailajt.

Unë kam goxha informacion. Është një çështje që SPAK, në dijeninë time ka ecur shumë përpara. Kjo çështje është hetuar nga vetë zoti Dumani dhe Kraja, që ishte paraardhësi i tij. Çështja është që, zoti Meta aty është thirrur si një person për të kryqëzuar dhe për të ballafaquar vetë prokurorët e SPAK-ut me dëshmi të tjera. Pyetjet që i janë bërë zotit Meta, i janë bërë pikërisht mbi dëshmitë e Kastriot Ismailaj, i cili është marrë disa herë në pyetje nga SPAK-u, ndërkohë që është në burg, dëshmitë e bashkësortes Vojsava Ismalaj, e cila në dijeninë time ka kërkuar azil në Pragë. Zoti Meta nuk është në pozitë komode”, theksoi gazetari Poli Hoxha.

ilir meta poli hoxha spak