
Ish-kryeministri Berisha ka folur lidhur me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta. Gjatë fjalës së tij para mbështetësve, duke dënuar mënyrën e arrestimit, Berisha e quajti si një akt makabër publik rrëmbimi nga banditët e armatosur dhe të maskuar.
Berisha deklaron se punonjësit e policisë kishin urdhër të shkrehnin karikatorin mbi Ilir Metën. Kreu i PD thotë se Rama zuri pusi për ta rrëmbyer ose ekzekutuar në vend një njeri që nuk po largohej pro po shkonte drejt zyrës së tij.
“Akti makabër publik i rrëmbimit tek futej në Tiranë, tek kthehej në zyrën e tij, me banditë të armatosur dhe të maskuar, i zvarritjes dhe goditjes të ish-presidentit është një akt i paregjistruar në dekadat e fundit në asnjë vend të planetit tonë, demokraci apo diktaturë qoftë ai.
“Një akt të tillë publik, në të cilin ju garantoj se terroristët e armatosur që i zunë pritën, kishin urdhër dhe të gatshëm të shkrehnin të gjithë karikatorët mbi Ilir Metën, riprovon pra aktin publik të të atit të tij, por natyrisht ligjet e asaj kohe parashikonin varjen për armiqtë, kurse Edi Rama zuri pusi për ta rrëmbyer ose për ta ekzekutuar në vend një njeri që kishte kryer të gjitha funksionet në këtë shtet, nuk po largohej, por po shkonte drejt zyrave të tij”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje