TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Tetor 2024, 19:38

Nga “Net A Porter” dhe “Selfridges”, te “Prada”, si Kryemadhi shpenzoi 35 mln lekë për veshje dhe këpucë te dyqanet e luksit

Shkruar nga Pamfleti

Nga “Net A Porter” dhe “Selfridges”, te

Monika Kryemadhi doli sot dhe deklaroi se pasurinë e ka vënë me djersë mamaja e saj, pasi ka punuar gjithë jetën. Por si ka mundësi që vetëm mamaja e Monikës ka arritur me një rrogë shteti të blejë banesë 400 mijë euro dhe të kishte miliona në llogari?

 

SPAK ka zbuluar se Fatime Kryemadhi është përdorur në shumë raste si kamuflazh. Po ashtu përmes saj, janë blerë veshje luksi nga Kryemadhi afro 35 mln lekë vetëm brenda pak ditësh.

DOSJA E SPAK

Gjithashtu ka dyshime të bazuara se gjatë vitit 2018, shpenzimet në vlerë 1.666.156 Leke të kryera me kartë krediti të llogarisë nr. 265294 në emër të Fatime Kryemadhit, të jenë shpenzime të kryera nga shtetasja Bora Metaj dhe Era Metaj. Ky dyshim bazohet në faktin se nga kjo karte janë kryer edhe në datën 03 Shtator 2017 pagesë në vlerën 59.768 lekë e konvetuar në 456 paund për llogari të University of Strathclyde, Glasgow ku në vitin 2017 janë bërë pagesa për Bora Metaj, si dhe:

1. Llogaria bankare nr. 265294 e Fatime Kryemadhit është kredituar në datën 16 Korrik 2018 nga Monika Kryemadhi në shumën 6000 Euro e konvertuar në 756.000 Lekë e cila nuk është deklaruar në deklaratën e interesave private të vitit 2018.

2. Ne kartën e kreditit të lartëpërmendur për vitin 2018 janë shpenzuar 3.488.327 Lekë për blerje artikujsh në dyqanin Net A Porter, Angli si dhe dyqane të tjera veshjesh. Sipas shkresës nr. 21508/1 Prot datë 29 Dhjetor 2022, të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, shtetasja Fatime Kryemadhi ka zhdoganuar mallra në vlerën 1.822.171 Lekë për vitin 2018 ndërsa mallrat e blera nga karta e saj e kreditit në vlerën 1.666.156 Lekë nuk janë dërguar me poste të shpejtë nga dyqanet, sikundër është vepruar për një pjesë të blerjeve. Shtetasja Fatime Kryemadhi nuk ka udhëtuar gjatë vitit 2018 në Britaninë e Madhe. Nga kjo lindin dyshime se mallrat janë dërguar në adresë të shtetaseve Era Metaj dhe Bora Metaj të cilat janë studente në Angli dhe që siç përmenden më lart por edhe siç rezultojnë për shpenzimet e viteve 2019-2022, kanë shfrytëzuar llogarinë bankare të gjyshes së tyre për të kryer blerje të mallrave të luksit. Ky argument mbështetet edhe në faktin që Monika Kryemadhi ka kredituar këtë kartë krediti.

3. Nga këqyrja e aktit të ekspertimit të telefonit të sekuestruar në banesën e shtetases Fatime Kryemadhi, në skedarin email janë gjetur dy email-e që kompania Pay Pal i ka dërguar adresës [email protected], ku kompania i drejtohet Fatime Kryemadhit. Email-i ka subjekt: - Marrëveshja juaj ligjore me pay pal. Kompania i shkruan Fatime Kryemadhit se po kryen disa ndryshime dhe e fton që ti shikojë ndryshimet online. Në datën 17 Nëntor 2014, kompania Pay Pal e fton Fatime Kryemadhin që të shikojë aktivitetin e fundit që ka kryer me këtë kompani. Nga këqyrja në tërësi e të dhënave të ekstratuara ka rezultuar se adresa [email protected] është administruar nga Monika Kryemadhi.

****

1. Të gjitha blerjet janë realizuar të gjitha në dyqane në

2. Në datën 12 Tetor 2019 me kartën e kreditit që lidhet me llogarinë bankare nr 265294 të

Fatime Kryemadhit, është bërë tërheqje parash në vlerën 32.99 Pound në ATM në adresën Selfridges & Co, Londër, prej nga dilet në konkluzion se Karta e Kreditit fizikisht ndodhet në Angli. Kjo periudhë kohore përkon me periudhën kur në Angli, kanë qënë edhe shtetaset Monika Kryemadhi (dalë ne 11 Tetor 2019 - hyrë në 14 Tetor 2019 nga Londra) dhe Bora Metaj (dalë më 21 Shtator 2019- hyre 14 Dhjetor 2019).

3. Në datën 08 Nëntor 2019, nga karta e kreditit e lidhur me llogarinë bankare nr. 265294 të Fatime Kryemadhit janë bërë pagesa në Lounge e klasit biznes në Aeroportin e Vienës, dhe në këtë periudhë shtetasja Fatime Krymadhi ka qënë në Shqipëri.

4. Për vitin 2019, me kartën e kreditit të lidhur me llogarinë bankare nr. 265294 të Fatime Kryemadhit, janë kryer blerje në vlerën 3.533.830 Lekë në dyqane veshjesh dhe këpucësh në Britaninë e Madhe. Sipas shkresës nr. 21508/1 Prot datë 29 Dhjetor 2022, të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, për vitin 2019, shtetasja Fatime Kryemadhi ka zhdoganuar vetëm dy pako më artikuj të blerë në dyqanin Net A Porter, në vlerën 2007 Pound të blera në datën 15 Prill 2019 dhe 6 Qershor 2019. Këto blerje janë reflektuar në bankë me një ditë vonesë. Edhe shtetasja Monika Kryemadhi, Era Metaj dhe Bora Metaj nuk kanë kryer zhdoganime për vitin 2019 të mallrave të blera në dyqanet Net A Porter, Selfridges London, John Bell, Matchesfashion etj. Nga kjo rezulton se mallrat e blera në këto dyqane mund të jenë blerë fizikisht në dyqan nga Bora Metaj, Era Metaj dhe Monika Kryemadhi, ose të jenë dërguar me postë nga shitësi në adresën e banimit në Angli të Bora Metaj dhe Era Metaj.

***

1. Nga karta e kreditit e lidhur me llogarinë bankare nr. 265294 të Fatime Kryemadhit në datën 20 Maj 2021 janë bërë pagesa në vlerën 560 $ për llogari të Hotel Hamilton DC Washington. Në këtë periudhë shtetasja Fatime Kryemadhi ka qenë në Shqipëri ndërsa Monika Kryemadhi, Bora Metaj dhe Era Metaj kanë qenë jashtë shtetit prej datës 15 Maj 2021 deri në datën 21 Maj 2021 dhe kanë udhëtuar me linjën Lufthansa-Mynih në dalje dhe me linjën Austrian Airlines-Viena, në kthim.

2. Nga karta e kreditit e lidhur me llogarinë bankare nr. 265294 të Fatime Kryemadhit janë bërë pagesa në vlerën 900.428 lekë prej datës 19 Korrik 2021 deri në datën 25 Korrik 2021. Këto shpenzime janë bërë për blerje rrobash në monedhën USD në qytetet Washington, Arlington dhe aeroportin e Dulles në Washington, në vlerën 5640 USD (midis të cilave një blerje në furrë buke në vlerën 13.94 USD) dhe 2409 Euro janë shpenzuar në dyqanin Prada në Stamboll. Gjatë kësaj periudhe rezulton se jashtë shtetit. /Pamfleti

Lini një Përgjigje