TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Mars 2023, 19:27

Berisha buzagaz pas vendimit të Celibashit kundër Alibeajt: PD e përfaqësojmë ne më 14 maj, Rama nuk na ndal dot

Shkruar nga Pamfleti

Berisha buzagaz pas vendimit të Celibashit kundër Alibeajt: PD e

Sali Berisha duket se është lumturuar sot nga vendimi i Ilirjan Celibashit. Ky i fundit bllokoi regjistrimin e PD zyrtare në zgjedhje, duke nxjerrë si pretekst mungesën e firmës së Bashës.

Por Berisha nga Vau i Dejës deklaroi hapur se kjo e ka kënaqur, pasi sipas tij, PD e përfaqëson ai dhe u shpreh se ai do shkojë në zgjedhje me kandidatët e “primareve”.

Edi Rama është i tmerruar dhe ai do përsëri të mbajë me çdo kusht monizmin. Kapet te pengjet dhe individët që i ka marrë peng dhe bën lojë të shëmtuar. Këtë lojë nuk e bëri as diktatori i fundit komunist. Ai e dinte se humbja i kushtonte vite burg. Ai nuk luajti me pluralizmin siç bëri Rama që u përpoq të lërë jashtë zgjedhjeve PD. Ja ku jemi ne me Zef Hilën, kandidati i Lirisë dhe i dalë nga vota juaj. Kështu i kemi dhe të vendosur të marrim pjesë dhe më 14 maj të firmosim fitoren. Të firmosim një goditje ndaj monizmit të Ramës. Të firmosim fitoren e pluralizmit”, tha Berisha.

Vendimi i Celibashit dërgon ujë te mulliri i Berishës. Pasi duke mbajtur Alibeajn jashtë zgjedhjeve, Berisha nuk do ketë asnjë pengës të kërkojë votën e demokratëve. Edhe pse do jetë si koalicion dhe jo me logon e PD, ai do mburret se përfaqëson PD.

berisha celibashi zgjedhje

Lini një Përgjigje