
Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi ju është përgjigjur akuzave të bëra nga deputeti i PD-së, se ai është ndikuar politikisht për marrjen e vendimit për mos pranimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit.
Celibashi hodhi poshtë akuzat e Bardhit dhe shtoi se një gjuhë e tillë e përdorur nga deputeti është e pa tolerueshme.
“Në çdo pikëpamje nuk jam i shantazhueshëm dhe kam dedikimin profesional për të respektuar ligjin. Zbatimi i ligjit dhe korrektësia në zbatimin e saj ka qenë shtylla kurrizore e punës sime. Më vjen keq që zoti Bardhi e sheh të pabazuar vendimin tim. Gjuha e përdorur e pa tolerueshme.
Nuk i bën nder figurës së tij. Nuk e gjen asgjë të thotë vlerësojmë se një vendim i tillë nuk është marrë në përputhje me kodin dhe kjo do ishte e mjaftueshme”, deklaroi Celibashi.
Lini një Përgjigje