TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Mars 2023, 18:21

Celibashi sulmon grupin e Alibeajt: Nuk duan të futen në zgjedhje!

Shkruar nga Pamfleti

Celibashi sulmon grupin e Alibeajt: Nuk duan të futen në zgjedhje!

Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi, ka sulmuar grupin e Enkelejd Alibeajt, pas vendimit për të mos i regjistruar në zgjedhje.

Ai tha se Lulzim Basha duhet të firmoste deklaratën solemne në mënyrë që të plotësohej dokumentacioni i plotë. Celibashi shtoi se ai ka bërë shumë përpjekje, por përfaqësuesit e PD nuk duan të futen në zgjedhje.

Të gjithë kryetarët e partive politike, rreth 50 parti, deklarata është nën shkruar nga kryetari i partisë, edhe në ato raste kur kryetari ka autorizuar të tretët, pra të gjithë e kuptoj që atë dokument duhet ta nënshkruajnë vetë. Nuk kam asgjë personale me PD, për më tepër që në raport personal kam shumë miq dhe shok, kam pasur angazhimin që kjo çështje të zgjidhet, por nuk kanë dashur që ta zgjidhin, arsyen e dinë ata. Për zotin Basha nuk ka asnjë obligim ligjor, por për këdo tjetër të interesuar do duhet që këtë fakt ta pasqyronin në gjykatë, vetëm kështu, do të fitonin legjitimitetin të tjerë për t’u sjellë si kryetar i PD. Prandaj iu dhashë 48 orë kohë, isha i gatshëm që t’ju jepja më shumë kohë, nuk e donin, nuk e kuptoj kush është i forti”, tha Celibashi.

 

celibashi alibeaj

Lini një Përgjigje