Politike18 Mars 2023, 17:50

Berisha “çan” izolimin, bisedë online me “çunat e Londrës”; var shpresat te emigrantët për 14 majin

Shkruar nga Pamfleti

Berisha “çan” izolimin, bisedë online me

Ish-kryeministri duket se ka çarë izolimin që i ka krijuar Britania e Madhe. SHBA dhe Londra e kanë futur në listën e zezë dhe ai nuk udhëton dot dhe si ngushëllim po përdor rrjete sociale. Sot ai ka zhvilluar një bashkëbisedim me “çunat e Londrës” përmes një video online. Si duket Berisha ka varur shpresat te emigrantët për zgjedhjet e 14 majit. Ai ka kërkuar votën e tyre për të mundur kandidatët e qeverisë.

"Ne zhvillojmë këtë foltore me demokratët e Londrës, në një kohë kur vendi është i pllakosur në një krizë të thellë, të frikshme. Shqiptarët sot, siç e dini ju, braktisin vendin e tyre më shumë se çdo komb tjetër dhe nuk e braktisin se u mungon dashuria për Shqipërinë, por e braktisin atë sepse regjimi i sotëm ka rikthyer monizmin e 32 viteve më parë.

Në rast se 32 vite më parë, monizmi, dmth përqendrimi i të gjitha pushteteve në duart e një partia, bazohej në doktrinën Marksiste-leliniste, monizmi i sotëm bazohet në brutalitetin e krimit, në drogën dhe fuqinë negative të saj, në vjedhjen e papërmbajtur të qytetarëve shqiptarë. Me këto mekanizma, Edi Rama ndërtoi në këto vite narkoshtetin e parë dhe te vetëm në Europë, ç’ka do të thotë zëvendësimin e ligjeve, rregullave të shtetit ligjor me atë të shtetit mafioz. 

Mund të ju jap këtu me dhjetëra, qindra shembuj. Jeta e përditshme e shqiptarëve është e mbushur plot me rast të tilla. Një javë më parë arrestohej një lehonë me fëmijë 8 ditësh, për një gjobë prej 250 mijë lekësh, për të cilën nuk ishte njoftuar kurrë. Po një javë më parë, ekzekutohet në banak, një zonjë tjetër që mbante fëmijën, duke bërë dy punë, vetëm e vetëm se në përleshjen mes bandave, njëri vrasës ishte liruar nga drejtësia, i kishte ‘shpëtuar’ policisë dhe ndodhej i lirë”, tha ai.

berisha londe