
Enkelejd Alibeaj ka lënë Sali Berishën të gëzojë zyrën që tentoi të merrte me dhunë më 8 janar. Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, vula u rikthye atje ku ishte, por grupi i Alibeajt ka vendosur të sillet ndryshe dhe jo si Saliu.
Ata kanë marrë me qera disa zyra të tjera pranë selisë së Kuvendit. Aty do të jetë dhe selia e PD-së zyrtare. SHQUP-i do mbahet nga Berisha dhe besnikët e tij, por si duket ata që kanë vulën e partisë kanë marrë një seli të re.
Pra mund të themi se tani PD përveç dy logove, dy grupeve parlamentare, dy Kryesive e dy Këshillave Kombëtare, ka dhe dy seli.