Politike23 Maj 2024, 21:26

Berisha: Dumani fsheh qindra biseda të Ramës me Ndokën, Rrajat dhe Shullazin në "Sky Ecc"

Shkruar nga Pamfleti

Berisha: Dumani fsheh qindra biseda të Ramës me Ndokën, Rrajat

Ish-kryeministri Berisha ka hedhur akuza ndaj SPAK se mban të fshehura qindra biseda të Arben Ndokës, Rrajave, Shullazit, dhe personazheve të tjerë të botës së krimit me Edi Ramën.

Ai tha gjithashtu se ministri i Brendshëm Taulant Balla mbante dy tre telefona të kriptuar.

“Miq, armikut duhet t’i themi armik dhe të përballemi dhëmb për dhëmb me të.

Edhe njëherë, për ju dhe shqiptarët, për votën e lirë, ja vdekje ja liri.

Miqtë e mi, ky është motivi që ka frymëzuar, ky ka qenë lajtmotivi i luftëtarëve të lirisë ndaj çdo pushtimi në të gjitha kohërat.

Shikoni mo çfarë bën, nisi xhelatët e votës, i nisi në Dubai, i nisi nëpër botë dhe rrihte gjoksin se lëshova fletë-arrestin.

O faqezi, nuk do të falet kurrë ky akt që bëre.

PD do të ngrejë dosje ndërkombëtare kundër Edi Ramës dhe Altin Zamanit.

E morët vesh, e lexuat besoj dëshminë tronditëse të një njeriu që i kushtoi jetën betejës kundër krimit.

Të një prokurori që guxoi të kërkojë arrestimin e Saimir Habilit, trafikantit.

Çfarë dëshmoi ai dje për publikun në një akt ndërgjegje të lartë qytetare dhe guximi të lartë qytetar?

Ai i tha publikut se nga viti 2014 e në vazhdim, këto familje të urryera mafioze, vrasësish, përdhunuesish, pengmarrësish, ishin në hetim, ishin në regjistrime që komunikonin me nivelet më të larta të politikës, me Edi Ramën me kryekriminelin.

Nivelet më të larta të politikës, dhe Altin Dumani, Altin Zamani, ky njeri i pafytyrë që ka vetëm një preokupim, ndryshimin e Kushtetutës për prapanicën e tij.

Jo, jo, do të shkosh atje ku e ke vendin se je kriminel se çdo kriminel kur fsheh krimet elektorale.

Kur fsheh krimet monstruoze.

Kur fsheh lidhjet e tmerrshme të krimit me politikën!

Miqtë e mi, pra del se me qindra biseda të Arben Ndokës, Rrajave, Shullazit, etj me Edi Ramën dhe suitën e tij u fshehën nga mercenarët e Skapit.

Dhe duke qenë të detyruar nga shërbimet ligjzbatuese të vendeve anëtare të BE, që kanë dorëzuar transkriptet e bisedave në Encrochat, me të cilin Taulant Balla mbante dy ose tre telefona të kriptuar.

Edi Rama jo më pak.

Në të cilat figuronin udhëtimet e Edi Ramës në skajet më të larta të dheut në takime me bosët e krimit.

Ato kujton Zamani se do i varrosë dot”, tha Berisha gjatë fjalës së tij.